E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna Frakull, në aksion për uljen e çmimit të bukës

Shkaku i regjistrimit të
çmimit rekord të
bukës në Komunën e Frakullës
është numri i vogël
i furrave në këtë zonë, si
dhe një vendim i transportuesve,
pas rritjes së
çmimit të karburanteve.
Ndërsa kreu i Komunës
Frakull, Viktor Cervanaku,
ka ndërmarrë qysh në
orët e para të mëngjesit
një kontroll të të gjitha
makinave që transportojnë
bukë nga zonat e
tjera, edhe sot banorët
dhe tregtarët e këtij fshati
kanë konfirmuar se buka
është shitur me çmimin
rekord prej 150 lekësh për
kilogram. Komuna e Frakullës
numëron rreth 8 fshatra,
të cilët janë të vendosur
në distancë të
largët nga njëri-tjetri. Qendra
e kësaj komune, prej
së cilës ka marrë edhe
emrin ajo, fshati Frakull
nuk ka asnjë furrë për prodhimin
e bukës. Banorët
e zonës tregojnë se qysh
nga ndërrimi i regjimit, asnjë
iniciativë private për
furrë buke nuk është parë,
ndërsa furnizimi i zonës
me bukë bëhet nga furrat
e komunave pranë, si
dhe nga qyteti i Fierit.
Duke qenë se buka vjen
me makina, përfaqësuesit
e prodhueseve të mëdhenj
të Fierit e kanë vendosur
çmimin e saj 150
lekë. Me këtë çmim kjo
zonë ka qysh nga fundi i
javës së shkuar. Rritja e
çmimit të bukës pranohet
jo vetëm nga banorët, por
edhe nga tregtarët. Përballë
kësaj tendence në
rritje të çmimit të bukës,
kryetari i Komunës Frakull,
Viktor Cervanaku, ka
ndërmarrë qysh në orët
e para të mëngjesit
bllokimin e të gjitha automjeteve
që transportojnë
bukë me çmim të
shtrenjtë, në hyrje të
zonës që administron komuna.
Në një deklarim
për gazetën "Shqip", kreu
i komunës ka pohuar mungesën
e furrave të bukës,
si dhe abuzimin nga pronarët
e furrave të komunave
të tjera që furnizojnë
Frakullën. "Kam ndaluar
shumë automjete dhe
kam kërkuar prej tyre një
çmim më të ulët për
bukën. Jam i vendosur
për të mos lënë asnjë nga
prodhuesit që të abuzojë
me komunitetin tim. Gjithashtu
kam nisur inspektim
të çdo pike tregtimi
në fshatrat e komunës
sime. Është e vërtetë që
buka është shtrenjtuar dhe
ka kapur çmimin e 150 lekëve,
por kjo situatë, që
nga dita e sotme (e
mërkurë), nuk do të ndryshojë.
Do të ndikojë vetë
si rregullator në vendosjen
e çmimit", ka thënë kryetari
i Komunës Frakull.
Ndërkohë, në të gjithë fshatrat
çmimi i bukës ka
zbritur vetëm me 10 lekë
dhe është shitur me 140
lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›