E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet Apeli, arrest shtëpie për ish zyrtarin e Mbrojtjes

Tiranë- Gjykata e Lartë ka lënë në arrest shtëpie ish zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilin Apeli kishte caktuar si masë sigurie atë të arrestit me burg.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Lartë, e cila ka rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e pak kohëve më parë të Apelit. Sipas burimeve zyrtare mësohet se ish-Drejtori i Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, 44-vjeç akuzohet për korrupsion.

Pak kohë më parë, për të ishte dhënë vendim i njëjtë, arrest me burg nga të dy shkallët e gjyqësorit. Madani ishte i dyti zyrtar i larte i Ministrise se Mbrojtjes i arrestuar së bashku me Kadri Sulin, 53 vjeç, me detyrë komandant i brigadës logjistike nr. 4300, pranë Komandës Mbështetëse të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe dy biznesmenë.

Ata u vunë në pranga nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv. Dy zyrtarët ishin denoncuar nga dy biznesmenë, të cilët pretendonin se u kishin dhënë para zyrtarëve për t’u favorizuar në tenderat për lëndët plasëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›