E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, pelegrinët serbë në varreza

Qindra pelegrinë serbë vizituan dje varrezat ortodokse në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, në rrugën "Marin Barleti", me lutje dhe nderim "ndaj të gjithë shpirtrave". Sipas një njoftimi të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), vizita e besimtarëve serbë u zhvillua pa incidente. Rreth 350-400 pelegrinë të transportuar me 8 autobusë dhe vetura, zhvilluan ritualet e tyre të shoqëruar nga policia e stacionit jugor të SHPK-së në Mitrovicë dhe policia e UNMIK-ut, me mbështetjen e njësive të KFOR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›