E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-guerilasi skicon të ardhmen e Kosovës

Hashim Thaçi as nuk i rreh më qerpikët kur pyetet për të kaluarën. Dhe të dëgjosh këtë gueril të dikurshëm të kthyer në Kryeministër, duke folur për perspektivën e Kosovës, e shikon se nuk ka frikë për të ardhmen. "Jam krenar për të kaluarën e vendit tim. E kaluara ime është e kaluara e popullit tim. E kaluara ime ka qenë lufta për lirinë e popullit tim", thotë Thaçi, gjatë një interviste të realizuar në zyrën e tij, vetëm pak ditë para shpalljes së pavarësisë.

"Kam luftuar kundër Serbisë, por gjithmonë do të respektoj kombin serb në Kosovë. Unë flas me ta, punoj për ta dhe gjithmonë do të punoj për popullin e Kosovës. Ky është shansi ynë", thotë ai. Një javë pasi që komuniteti me shumicë, ai shqiptar, deklaroi shpalljen e pavarësisë, ahengjet marramendëse filluan nëpër rrugë. Beogradi mbetet rebelues dhe protesta ditore në ish-provincën vazhdon në mesin e disa serbëve etnikë, të cilët llogariten të jenë rreth 10 për qind e popullatës.

Por Kosova është shfaqur e sigurt pas kapërcimit shumë të rëndësishëm dhe mjaft të qetë në ekzistencën kombëtare. Njohja e shpejtë nga SHBA-ja dhe fuqitë evropiane duken të kenë rregulluar vullnetin dhe ndryshimin praktik në Prishtinë. Së pari, ndalimi i korrupsionit. Rreziku më i madh për Kosovën duket të pushojë mbi aftësitë e politikanëve të elitës dhe të zgjidhet nga vetë ata: A mundet Thaçi që këtë qeveri me varfëri ekstreme ta transformojë në diçka më shumë sesa në lypësin e Evropës?

"Ai ka fituar zgjedhjet vitin e kaluar, duke premtuar për të mirë dhe pastrim të qeverisë. Ky është fillimi. I vetmuar, Thaçi kurrë nuk do të mund të bëjë atë që nevojitet. Por ai duket të dijë se çka është duke dashur dhe kjo do të thotë që të sjellë njerëzit në bisedime. Për çdo gjë tjetër, aty do të ketë shumë këshilltarë", thotë një diplomat perëndimor, i përfshirë në misionin e ri evropian. Thaçi, i cili ka udhëhequr fushatën duke garantuar kërkesën për pavarësi të Kosovës dhe ndaluar korrupsionin dhe dobësitë e tjera ekonomike, shumë shpejt ka sinjalizuar një rregull të ri, menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Në mesin e kërkesave të tij të para ishte këputja e abuzimeve të vogla në rajonin e administruar nga OKB-ja. Telefonat celularë të qeverisë dhe veturat janë ndaluar për përdorim personal. Një lëvizje kjo e kërkuar. Muajin e kaluar, edhe para se Thaçi të jetë i sigurt për 17 shkurtin, datën e pavarësisë, Kryeministri i ri ishte i fortë në prioritetet e tij. Në një intervistë, ai ka folur për atë se si Kosova do të mund të ecte përpara. Në mesin e premtimeve ishin: Futja e investimeve, forcimi i sistemit të dobët të drejtësisë, ndalimi i korrupsionit endemik, respektimi i minoriteteve e në veçanti serbët, të cilët kanë frikë nga dominimi i shqiptarëve.

"Ne mund të jemi një vend i vogël, por unë dua të krijoj shanse të mëdha", tha ai. Thaçi ka dalë në pah prej hijeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një lider politik i vrazhdë me disa aftësi organizuese. Ai dhe separatistët e tjerë shqiptarë në vitet e fundit të ‘90 kanë luftuar për të liruar Kosovën nga diktatori i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Luftëtari i ri, i njohur me nofkën "Gjarpri" është vërejtur gjatë negociatave vendimtare të vitit 1999, të udhëhequra nga sekretarja e SHBA-së, Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright). Ajo e pa atë si një çelës për të kthyer rebelët e UÇK-së në një forcë politike. Shpejt, pasi bombardimet e NATO-s mbi shtypjen serbe në Kosovë mbaruan, Thaçi iu kthye politikës dhe jetoi një dekadë të vështirë në politikë.

Si lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Thaçi, humbi zgjedhjet në vitin 2000 nga pacifisti afatgjatë, Ibrahim Rugova. Ai humbi edhe në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2001. Partia e tij humbi në çdo votim, deri në nëntorin e vitit të kaluar. Atëherë Thaçi u kërkonte votuesve të konsiderojnë atë përtej partisë. Ai fitoi duke vrapuar prej fillimit të fushatës, si një kandidat për Kryeministër dhe si një politikan, i cili ka më së shumti aftësi për të bërë presion për pavarësi. "Lufta ishte shumë më e vështirë". Shpifësit janë të ashpër për ambiciet e tij. Dikur si gjarpër, Thaçi është rritur në një kameleon. Kështu thonë disa. "Ai ka shitur xhinset dhe syzet e tij për një kravatë. Ai e pati kuptuar se koha e kallashnikovit ka mbaruar", thotë Bujar Bukoshi, një ligjbërës dhe ish-lider në ekzil.

Kritikët e tjerë thonë se Thaçi prapë ka arritur të shfaqet si një burrë i duhur në kohën e duhur për Kosovën. "Në një mënyrë ishte freskuese për të të thoshte: ‘E dua atë punë‘. Njerëzit këtu, tradicionalisht janë më shumë modestë", thotë Ilir Dugolli, analist në Institutin për Kërkime Politike dhe Zhvillim. "Nga ana psikologjike, ai në të vërtetë ka menduar për këtë në një kohë të gjatë. Ai ka ëndërruar për atë punë për një dekadë", shton ai. Një ekip i ri i këshilltarëve evropianë dhe të SHBA-së kanë ardhur në Prishtinë, ndërsa arsyetimet e së kaluarës, se Kosova ka vuajtur nga mungesa e vetëqeverisjes, nuk do të përdoren më.

Kosova është një nga rajonet më të varfra të Evropës. Papunësia është mbi 40 për qind, ndërkaq në vendet rurale thuhet të jetë deri në 60 për qind. Elektriciteti mbetet në një sasi të vogël kritike. Angazhimet e Thaçit për të forcuar demokracinë do të vëzhgohen me kujdes, e në veçanti nga minoriteti serb. Konferenca e shumëpritur e donatorëve e sponsorizuar nga vendet perëndimore për të tërhequr miliona dollarë për infrastrukturën dhe disa nevoja të tjera, thuhet të jetë çështje javësh. Thaçi ka thënë se ai sheh një shans për kosovarët për të zhvilluar një betejë më të sigurt për të ardhmen e tyre. "Lufta ka qenë shumë më e zorshme sesa të punosh në këtë paqe. Dhe është shumë më lehtë të udhëheqësh nga këtu, sesa nga bjeshkët", thotë Thaçi me një buzëqeshje të lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›