Sot, ORA në kongres të jashtëzakonshëm
Partia Reformiste ORA pritet të zhvillojë sot Kongresin e saj të Jashtëzakonshëm, ku do të zgjidhen drejtuesit e rinj të partisë, bëhet e ditur në një njoftim të ORA-s. Pas zgjedhjeve parlamentare dhe vendore të 17 nëntorit të kaluar, ku ORA nuk e kaloi dot pragun prej pesë për qind për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, kryetari i saj, Veton Surroi, dhe gjithë kryesia e partisë dhanë dorëheqjen. Kongresi do të shqyrtojë edhe propozimet për ndryshimet statutore dhe vizionin e ri të partisë ORA.