E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm në Madrid, dëmtohet Van Nilstelroi

Rud Van Nilstelroi rrezikon të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve, ku kampionët e Spanjës do të presin Romën. Edhe pse lajmi ende nuk është bërë zyrtar nga stafi teknik i Realit të Madridit, sipas të gjitha gjasave, të mërkurën trajneri Bernd Shuster do të tentojë të përmbysë humbjen 2-1 në Itali, pa sulmuesin holandez. Van Nistelroi vazhdon të ketë shqetësime nga kavilja e djathtë, dhe sipas të përditshmes sportive, "Marca", aktivizimi i tij duket i pamundur. "Megjithatë, citonte gazeta spanjolle, holandezi do të bëjë të pamundurën që të rikuperohet në kohë dhe të luajë". Rreth sfidës me Romën ka folur edhe mbrojtësi Fabio Kanavaro, që në mikrofonat e "Radio Deejay" tha: "Sa shanse ka Roma të na eliminojë? Shpresoj të ketë sa më pak... Nuk ka dyshim që në takimin e parë skuadra e Spaletit tregoi vlerat e saj dhe shfrytëzoi në maksimum rastet që iu paraqitën. Jemi të avantazhuar se luajmë në shtëpi dhe na mjafton edhe fitorja minimale 1-0".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›