Musharaf, tri ditë zie kombëtare
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, dekretoi tri ditë zie kombëtare pas vdekjes në një atentat kamikaz të ish-kryeministres dhe opozitares kryesore, Benazir Bhutto, njoftoi televizioni shtetëror pakistanez. Ndërkohë, më herët, Musharaf bëri thirrje për paqe dhe vetëkontroll disa orë pas vdekjes, në një atentat kamikaz, të ish-kryeministres Buto. Ndërkohë, forcat e sigurisë, trupat paraushtarake dhe policore, u vunë në gjendje gatishmërie në Pakistan. "Siguria është në nivel shumë të lartë në të gjithë vendin, por ne e rritëm nivelin e gatishmërisë së forcave policore dhe paraushtarake", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Javed Cheema, duke shtuar se ato gjendeshin tashmë në nivelin e "alarmit të kuq" në të gjithë vendin.