E Diel, 1 Nëntor 2026

Na ishte një herë gjeografia

Është e vështirë të njohësh botën pa dalë nga shtëpia. Por të udhëtosh nuk do të thotë se njeh medoemos botën: në epokën e zhvillimit të madh të turizmit dhe fluturimeve me kosto të ulët, tregon një raport, dimë gjithnjë e më pak për karakteristikat, problemet dhe perspektivën e planetit tonë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: nuk studiojmë më gjeografinë dhe fajtorë për këtë fakt nuk janë vetëm studentët, por edhe shkolla, e cila është e pajisur me atlase për të mësuar këtë lëndë me ndryshimet dhe natyrën e ndërlikuar të shekullit XXI. Ata që e kanë theksuar këtë mangësi janë inspektorët e Ministrisë së Arsimit në Britani, që pas një studimi të thelluar u prezantuan një relacion shumë negativ përgjegjësve të qeverisë. Numri i studentëve që vazhdojnë të ndjekin kurse për gjeografinë në Mbretërinë e Bashkuar është ulur vitin e fundit në 11% dhe 33% në dhjetëvjeçarin e fundit. Ata që kanë arritur maksimumin e votave në gjeografi janë zvogëluar me 12% nga viti i kaluar dhe 25% në krahasim me dhjetë vite më parë.

Njëzet e pesë për qind e mësuesve të gjeografisë nuk janë të kualifikuar për ta shpjeguar këtë lëndë. 65% e shkollave nuk bëjnë më ekskursione shkollore. Nga arsimi fillor e feri tek ai i mesëm, studentët shprehen se gjeografia është e "e mërzitshme dhe e parëndësishme", ndërkohë që nga ana e tyre mësuesit akuzojnë: "Studentët e sotëm i injorojnë aspektet kyçe të lëndës". Ndërsa një studim i botës së sipërmarrësve konfirmon: "Për të përballuar sfidat e globalizimit duhen njerëz të cilët e njohin të gjithë botën, ndërsa nga shkollat po dalin gjithnjë e më shumë studentë që nuk njohin as vendin e tyre".

Megjithatë, shumë studentë kanë mangësi të theksuar informacioni mbi gjeografinë, aq sa nuk njohin kryeqytetet e Evropës dhe botës. Përveç kësaj mungon edhe diçka tjetër: koncepti që sot të studiosh gjeografinë do të thotë të mësosh çështjet e tregut të paanë, ndryshimet klimatike dhe ekonominë e globalizuar. "Pjesa më e madhe e mësimit është mediokre", akuzon raporti pasi i kishte hedhur një sy të gjitha faqeve të para të shtypit britanik. "Jetojmë në një kohë ku përmbytjet, rritja e nivelit të deteve, zgjidhjet e konflikteve, ndryshimi i tregut, efekti serrë janë vazhdimisht në faqet e para të gazetave, ndërsa studimi i kryer mbi njohjen e gjeografisë së botës, injorohet ose lihet pas dore". Është e vërtetë që në çdo vend të botës kurset e gjuhëve të huaja po shumëfishohen, tregon një tjetër studim paralel i bërë nga një shoqatë britanike, grup që këshillon firmat për të marrë në punë të sapodiplomuar. "Nuk jemi dakord me faktin se zotërimi i gjuhëve të huaja nuk është i rëndësishëm, por mendojmë se ka më shumë vlerë njohja e kulturave të ndryshme të botës", janë shprehur ata.

Një tjetër pikëpamje e këtij deficiti njohjeje është ulja drastike e ekskursioneve shkollore, të cilat ndikojnë shumë në edukimin e studentëve. Siç quhet edhe në Britaninë e Madhe "field trips" një pjesë tradicionale e kurrikulimit shkollor, nuk është vetëm një mënyrë për të dalë jashtë mureve të shkollës e për të bërë mësim duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit. Dy e treta e shkollave të Britanisë nuk i aplikojnë më. Arsyeja është se mësuesit i cilësojnë si shumë të rrezikshme, mes sëmundjeve, kriminalitetit dhe sjelljeve antishkollore të studentëve. Më mirë të heqin dorë nga organizmi i tyre sesa të përballen me rrezikun e protestave dhe denoncimeve nga ana e prindërve. "Shqetësimet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve, më shumë sesa kontrolli i njohurive, kanë kontribuar në uljen e eksperiencave në këtë fushë", tregon raporti i Ministrisë së Arsimit.

Sipas ekspertëve të ministrisë, mos mësimi i gjeografisë nuk është i pandreqshëm: një seri reformash të miratuara në dy vitet e fundit nga qeveria e Tony Blair dhe një projekt reformash prezantuar nga pasardhësi i tij, Gordon Brown. Këto dy iniciativa duhet të japin frytet e tyre në të ardhmen e afërt, duke siguruar kështu një studim më të hollësishëm të lëndës me kalimin e kohës.

Bëhet fjalë për një qëllim të rëndësishëm, i njohur ndryshe si "Financial Times", sepse do të ishte paradoksale që një botë e cila kufizohet për shkak të globalizimit të bëhej më e errët, e panjohur dhe e pakuptueshme për diplomatët e rinj.

Veç të tjerash, domosdoshmëria për të studiuar në një mënyrë ndryshe të shtrenjtën gjeografi të vjetër, lëndën e listës së madhe të qyteteve, maleve e lëndinave që i shëtisnim pasditeve kur ishim të vegjël, preket edhe nga iniciativa private. Shtëpia e botimit "Lonely Planets", e famshme për guidat e saj turistike, ka botuar librin e saj të ri ku citon një udhëtim si mundësi për të njohur botën. Libri me 150-200 faqe u kushtohet vendeve dhe hapësirave gjeografike, duke filluar nga data simbol e 1989-ës, viti i rënies së murit të Berlinit.

Shifrat

213.123

Studentët që kanë mësuar gjeografi për provimet e GSCE-së (studentë 14-16 vjeç)

-33% në 2006-‘07 në krahasim me 1997-‘98

-11% në krahasim me 2005-‘06

31.653

Nxënësit që kanë marrë A ose me saktë maksimumin e votave (në provimet e gjimnazit) në 2006-‘07

-12% në krahasim me 2005-‘06

-25% në krahasim me 1997-‘98

25% mësuesit e gjeografisë që nuk kanë studiuar lëndën në fjalë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›