E Diel, 1 Nëntor 2026

Nada, Titit: "Na ka pjellë belaja me budallenjtë"

Bërja e punëve ka shkaktuar një acarim të përgjithshëm te banorët e B.B. Çimi nga kuzhina i hakërrehet Romit, Nardi u thotë të tjerëve me ulërimë se asnjë s‘po e ndihmon Titin për dushin. Ai tenton të zgjojë Najadën, e cila duhet të lajë banjën, por ndërkohë po fle. Të gjithë acarohen nga Nardi, i cili vjen vërdallë dhe jep urdhra. Arbri dhe Ina nuk duan ta zgjojnë Najadën, por Nardi insiston. Ina zgjon Najadën, e cila nuk shkon ta lajë menjëherë banjën, por pi më parë një cigare në oborr.

Jo vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, por edhe mbrëmë në darkë, Najada ka folur me bezdi për Çimin. Ai e ngacmon vazhdimisht dhe për çdo detaj. Është e dukshme nga reagimi i saj se ajo nuk është aspak në qejf dhe i thotë herë pas here të mos i flasë. Kur Çimi nis e ngacmon Arbrin për masazhin që po i bën Najadës, ajo i thotë se Çimi është inatçor, prandaj flet.

Titi i kujton Çimit se ka qenë arroganca e tij prej faktit "se i di të gjitha", që e bëri të nominohej javën e parë. Titi i thotë se sjellja e tij ditët e fundit ka qenë e njëjta. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për nervozizëm të tepruar, në prezencë të Olsit dhe Nardit. Titi i kujton Çimit se gati dogji një tigan, duke nënkuptuar papërgjegjshmërinë e tij. Dy meshkujt më të vjetër të shtëpisë tashmë kanë një diskutim të hapur. Asnjëri nuk e pëlqen tjetrin. Çimi ndihet më i sigurt, ndërsa Titi po stërhollon teoritë e tij për nominimet e ardhshme.

Ina dhe Ervisi komentojnë sjelljet e Olsit me vajzat e shtëpisë. Sipas Inës, edhe pse Olsi nuk mund të ketë asgjë as më Najadën dhe as me Junën, nuk është normale fakti që ai përkëdhelet me të dyja. Përballë kanë Junën, e cila ka në prehër Olsin dhe po e ledhaton. Ina shprehet se Juna e ka ditur që në fillim se Olsi e pëlqente, por ka ditur të sillet si e kujdesshme.

Olsin dhe Junën duket se i ka bashkuar shumë qëndrimi në të njëjtin grup. Olsi ka vendosur kokën në prehrin e Junës, e ndërsa kjo e fundit nuk ia ka kursyer ledhatimet.

Ina dhe Romina zgjojnë nga gjumi të tjerët, duke u thënë se duhet të fillojnë punën me urdhër të "Big Brother". Asnjë nuk i beson dhe më në fund Ina tregon se i zgjoi për shoqëri, sepse ishte mërzitur vetëm. Olsi mërzitet që e zgjuan nga gjumi dhe thotë se po flinte ditën se natën ka punë të tjera për të bërë.

Muzika këtë herë ka mundur të tërbojë edhe Astritin, i cili u është bashkuar të tjerëve, edhe pse muzika nuk ka qenë brenda gustove të tij. Herët e tjera Titi ka preferuar të qëndrojë ulur për të parë të tjerët, por ndoshta këtë radhë nuk ka dashur t‘ia prishë qejfin Julit.

Fillon të nxehet situata brenda shtëpisë së madhe të "Big Brother". Muzika ka krijuar çiftet, të cilat nën efektin e muzikës kanë nisur të kërcejnë pranë njëri-tjetrit. Nada kërcen ngjitur me Olsin, ndërsa Olsi i është afruar Julit. Nuk zgjat shumë situata, sepse Olsi rikthehet te "buka e vjetër" (Nada). Juna i sheh nga larg, ndërsa ata të dy kërcejnë të kapur pas qafe.

Olsi dhe Najada nuk e kanë ndarë ende se çfarë tip marrëdhënieje do të kenë. Gjatë ditës ata iu betuan njëri-tjetrit se nuk do të rrinin më asnjëherë në një krevat bashkë, por Olsi gjeti justifikimin e mungesës së çarçafëve në krevatin e tij dhe u shtri pranë saj. Ata nuk shpenzojnë momente në intimitet, por qëndrojnë të shtrirë duke biseduar me të tjerët.

Qepja e mbulesës së divanit hap shkëndijën e njëmijë batutave për qepjen dhe qëndisjen nga ana e banorëve, që nuk e kanë këtë detyrë, kundrejt atyre që po qepin. Është Çimi që bërtet më shumë nga të gjithë, i shoqëruar nga Olsi. Gocat janë të gjitha në punë, përveç Romit. Gongu për gjumë bie shpejt këtë natë dhe si asnjëherë më parë disa nga banorët u afrohen krevateve për gjumë një orë pas mesnate.

Ina ka arritur të krijojë një lidhje me dy çunat më të urtë të shtëpisë: Polin dhe Visin. Ajo i ngacmon lidhur me nominimet, duke i pyetur se kush mund të jetë ai/ajo që do dalë. Ata nuk hezitojnë të tregojnë "skenarin" që kanë krijuar në kokën e tyre. Sipas Polit, do të jetë Nardi që do të dalë, kurse për nominimet e ardhshme ai thotë se mund të jetë ose Titi, ose Juna. Ata bien dakord që ka më shumë mundësi të jetë Titi. Ata bëjnë një llogari të thjeshtë, që pasi të dalin ata të tre, do të fillojë loja e vërtetë. Visi shqetësohet se ai mund të jetë i nominuar shumë shpejt, por Poli e qetëson. Ata e shohin veten pas tre javësh akoma në lojë. Nga gëzimi Ina përqafon Visin. Poli thotë se 90% të planeve të tij dalin. Ina ua pret se ndoshta asgjë nga këto s‘do të ndodhë, përkundrazi, do të jenë ata të nominuarit dhe ajo vetë do të dalë nga shtëpia.

Grupit të Julit, Besës, Junës, Inës dhe Polit i bashkohet edhe Visi. Ata kanë nisur një lojë të lezetshme: çfarë mendimi keni për banorët? Romina del nga më të preferuarat, për pjekurinë dhe maturinë që tregon, pavarësisht moshës. Lidhur me Najadën, flet Visi, sepse të tjerët shprehen që nuk e njohin mirë. Ata bien në një mendje kur thonë se ajo nuk do të përfshihet në gjykime dhe paragjykime. Për Nardin, Besa thotë që është tip i ndjeshëm. Poli thotë që nuk e njeh. Juli thotë që Nardit i mungon besimi te të tjerët, por është njeri shumë i mirë dhe punëtor. Për Shkëlqon, i pari flet Visi, që e cilëson si një person tek i cili mund të mbështetesh. Juna i thotë se atij i pëlqen shumë vetja. Poli bie dakord me ta. Për Titin, ata mendojnë se ai përpiqet të integrohet dhe se është shumë familjar. Arbri mbetet pothuajse pa komente, sepse asnjeri nuk e njeh. Për Olsin, ata mendojnë se ai është njeri i shëtitur, inteligjent dhe njeri i mirë.

Lidhur me ndjesitë që kishin që në mëngjes, njëra ishte e eksituar, tjetri i nevrikosur. Në fakt, Olsi ka fjetur me Najadën, por nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Pas kërcimit dhe disa momenteve të përqafuar, Nada me Olsin ngacmohen në largësi, ndërsa Olsi është duke i stiluar flokët Rominës.
Në kuzhinë vijnë Çimi dhe Titi, ndërsa dy banorët që kishin kaluar natën bashkë, në mëngjes janë duke bërë llafe. Çimi mundohet t‘i ngrejë humorin Najadës, duke i tërhequr vëmendjen Olsit dhe ajo bën sikur i beson. Pasi dy çunat dalin në oborr ajo i thërret Titit: "Na ka pjellë belaja me budallenjtë".

Këta dy banorë kanë nisur një bisedë të gjatë në verandë. Najada flet për Junën. Ajo thotë se i ka thënë në sy Junës se ajo s‘ka dhënë asnjë mendim lidhur me temat që janë debatuar brenda shtëpisë. Najada mendon se Juna mund të ketë një shije të mirë muzikore dhe se kërcen mirë, por përveç këtyre vetive ajo nuk e ka treguar veten. Nardi e pyet Najadën se çfarë mendon ai për të. Ajo i thotë se ai nuk është shfaqur ashtu siç dëshiron, duke e evidentuar me faktin që ai rri shumë shpesh në verandë vetëm. Ajo i jep këshillën që ai të shprehet, që banorët e tjerë të kuptojnë se ç‘bluan në mendje. Ai i thotë që banorët e shtëpisë nuk janë aq të ndjeshëm sa të interesohen realisht për të. Ai mendon se relacionet duhen krijuar mbi baza të njohjes dhe simpatisë së vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›