Nedved, gati rinovim edhe për një sezon
Juventusi e kishte vendosur prej kohësh: Pavel Nedved duhet të luajë edhe për një tjetër sezon me fanellën bardhezi. Paraqitjet më të fundit të çekut kanë shërbyer thjesht për të konfirmuar synimin. Por edhe Nedved mund të ketë vendosur për të rinovuar kontratën, megjithatë, 35-vjeçari preferon të përballet me këtë temë vetëm në fund të sezonit. Kushti vendimtar për të vazhduar "bashkëjetesën" është Liga e Kampioneve: nëse Juventusi do të luajë në këtë aktivitet vitin e ardhshëm, rinovimi do të jetë i sigurt.