E Diel, 1 Nëntor 2026

Sporting në gjyq për takim lamtumire

Një gjykatë e Lisbonës ka vendosur dje që skuadra portugeze e Sportingut duhet të organizojë një ndeshje lamtumire për ish-kapitenin Ivailo Jordanov. Ish-futbollisti bullgar, i cili u largua nga futbolli në vitin 2001 pas 10 sezoneve me Sportingun e Lisbonës, iu drejtua gjyqit, duke pretenduar se një ndeshje e tillë ishte e përfshirë në kontratën që kishte pasur me klubin portugez. Jordanov bëri të ditur se kjo ishte mënyra më e mirë për t‘i dhënë lamtumirën e munguar tifozëve të skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›