Nën "morsë" Evropa Perëndimore, viktima në Francë dhe Britani
Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra me shpejtësi deri në 140 kilometra në orë janë përplasur mbi rajone të ndryshme të Francës, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës. Bilanci flet për të paktën dy të vdekur, shumë dëme dhe probleme në trafikun detar, ajror dhe rrugor. Një peshkarexhë franceze është mbytur në afërsi të brigjeve franceze, në ngushticën e La Manshit, ndërsa një anije holandeze ka mbetur në breg në Vandea. Stuhia ka arritur edhe rajonet jug-perëndimore të Anglisë dhe Uellsit. Rreth 30 persona janë shpëtuar nga mbytja, pasi për shkaqe sigurie është mbyllur porti i Doverit. As Londra nuk është kursyer nga vala e motit të keq, vala më e egër kjo në më shumë se 10 vitet e fundit. Janë të shumta shtëpitë dhe rrugët e përmbytura, ndërsa me dhjetëra fluturime janë anuluar. Nuk është më e mirë situata as në veri të Spanjës. Sipas ekspertëve, trazirat mund të zgjasin edhe për disa ditë të tjera. Kështu, banorëve të bregdetit atlantik të Evropës do të duhet të presin për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga stuhitë, por meteorologët paralajmërojnë se më e keqja mund të vijë në vazhdim.