Sërish sulme vetëvrasëse, dhjetëra viktima në Lahore
Dy shpërthime në qytetin Pakistanez të Lahores, një prej të cilave në afërsi të zyrave qeveritare, u morën jetën të paktën 20 personave. Bomba e parë shpërtheu jashtë Agjencisë së Hetimit Federal, duke dëmtuar godinën shumëkatëshe dhe ndërtesat përreth, pak orë pasi puna kishte filluar. Shpërthimet vijnë pasi partitë e opozitës fituan zgjedhjet e 18 shkurtit dhe firmosën marrëveshjen për krijimin e një qeverie koalicioni, duke shtuar shpresat për stabilitet pas disa muajsh trazira dhe kundërshti ndaj Presidentit Pervez Musharaf. Një bombë e dytë shpërtheu ndërkohë në një zonë rezidenciale, rreth 10 km në periferi të qytetit. Sipas administratorit të qytetit, bomba u kishte marrë jetën dy fëmijëve. Javën e kaluar, një shpërthim i dyfishtë u mori jetën pesë personave në një sulm mbi një kolegj detar në qytetin lindor. Mbi 500 persona janë vrarë në Pakistan këtë vit, në një fushatë sulmesh vetëvrasëse, që janë intensifikuar që pasi ushtria rrethoi një xhami radikale në Islamabad në korrik.