Nëse do të bësh dietë, udhëto me autobusët e Tiranës
E çuditshme ishte një here kur erdha vjet në vere, sa u futa në Tirane pashe një djale që po ngiste një “Audi” dhe kishte vene para hundes dhe gojes, një si kapuç që mbajne infermieret. Ishte dita e pare e ardhjes mbas shume vitesh në Tirane dhe qesha me te, por mbasi kaluan disa dite dhe pashe që makina mbushej të kroskoti me një gisht pluhur, aq sa mbushet kendej për një vit, atehere i dhashe të drejte atij djali me mbrojtese kundra pluhurit.
Te udhetosh me autobuzat e Tiranes, duhet të kalitesh durimin dhe nëse do të biesh në peshe në keto dite të nxehta, atje është një rast i mire aty, pasi mund të kullosh mire nga djersa. Aroma e djerses s’ka për të bezdisur njeri kur ka me dhjetra aroma të perziera aty.
Pluhuri të mblidhet në bark dhe për në që nuk jemi mesuar, fillojme të ndiejme si një gje të huaj të stomaku që nuk tretet por ngelet aty. Po është pluhuri, i akumuluar aty në bark. Një tiranas merr çdo muaj me shume së 3 kile pluhur nga thithja e ajrit.