Nicolas Cage kapet me shkelje 666 mijë dollarë
Nicolas Cage, i cili luan rolin e një njeriu të lodhur në filmin e ri që po xhirohet, Bangkok Dangerous, ka pranuar të paguajë taksat shtesë dhe penalitetet për qeverinë, pasi për vite me radhë ai kishte fshehur të ardhurat e tij duke paguar më pak taksa.
Zyrtarë të tatimeve në Los Angeles thanë se ai duhet të paguajë 666 mijë dollarë plus një interes të paspecifikuar. Rreht një e pesta e kësaj shumë ose 99 mijë dollarë është penalitet për shkak të neglizhencës ose shkeljes së rregullave dhe ligjeve.
Pas shtatë vitesh mungesë, Cage është kthyer këtë vit në listën e Forbsit, që mat paratë dhe famën e njerëzve. Në këtë listë ai është renditur në vendin e 49, duke patur për bazë pagesën 12-mujore prej 38 milionë dollarësh.