E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk punoj gjithë muajin që lekët të mi vjedhë një shtet i paaftë

Kam 8 muaj që une paguaj kilovatë te cilet nuk i kam harxhuar. Gatuaj me gaz dhe kursej shumë. Në përdorim kam dushin dhe frigoriferin. E megjithatë korrenti vjen 100 mije leke të vjetra.

Faturistja e Pallateve Agimi, më thotë: E kam vene afrofe se sahati nuk është në rregull! Ky muhabet ka që në fillim të vitit. Me falni, nese sahati nuk është në rregull, pse nuk vijnë ta kontrollojnë, ta rregullojnë? Zonja e faturmit më thotë: “Une e kam bere punen time, kjo i takon dikujt tjetër”…

Marrëdhënie me klientin quhet kjo? Të gjithë më thonë: “Duan lekë”. Unë lekë nuk jap. Asnjë 200 lekësh nuk jap! As që kam nder mend te jap.

Sepse për te vjedhur korrent, unë nuk vjedh, keshtu që e nderuar zonje ti dhe shefat e tu, te cilet e moren nr. tim te sahatit për ta ndërruar që në muajin shkurt, dëgjoni me vëmendje:

Une dhe im shoq punojmë me djersen e ballit. Dalim në mengjes dhe vijme në mbremje. Nuk i kemi rene njeriut me qafe aq me pak KESH-it dhe kushdo qofshi ju aty.

Mblidhin mendjen dhe beni punen tuaj, sepse une nuk punoj gjithe muajin që lekët të m’i vjedhë një shtet i paaftë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›