E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kushëririn, akuza: Të dënohet me 16 vjet

Shkodër- Akuza ka kërkuar sot 16 vjet burgim për Besnik Shytanin, 31-vjeçarin, i cili më 30 dhjetor të vitit të shkuar, vrau me thikë kushëririn e tij Leonard Kodra. I pandehuri është shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, për shkak të deklarimeve në seancat e kaluara të të afërmve të viktimës, se do e vrisnin patjetër.

Ai para trupit gjykues ka deklaruar se viktimën e ka pasur shok dhe djalë të tezes dhe asnjëherë nuk ka dashur ta vriste. Ai është shprehur i tronditur dhe i penduar për ngjarjen, që ndodhi në banesën e tij.

Leonard Kodra, së bashku me babanë e tij kishin shkuar tek banesa e kushëririt tij Besnik Shytani, rreth 100 m përtej pallateve në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina në Shkodër. Aty mësohet se 23-vjeçari ka debatuar me kushëririn e tij lidhur me faktin se 32-vjeçari, pak orë më parë kishte goditur me pëllëmbë nipin e vikitmës.

Kjo ka shërbyer si shkak që dy kushërinjtë të fillonin të ziheshin dhe në një moment,

32-vjeçari që ndodhej në shtëpinë e tij ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë 23-vjeçarin Kodra.

Pas kësaj ai është larguar menjëherë, ndërsa kanë qenë pjesëtarë të tjerë të familjes së autorit që me një furgon të rastit kanë transportuar të dëmtuarin drejt spitalit të Shkodrës. Por ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Pas ngjarjes autori ka qëndruar i fshehur dhe u kap më pas nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›