E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Vlorës në mjerim, ska ilaçe

Vlorë- Kreu i spitalit të Vlorës e ka quajtur të mjerueshme gjendjen aktuale në spital. Pasi ka nisur levizjet e para, drejtori i spitalit rajonal të vlorës Luter Nuraj, pohon se gjithçka ka qenë e motivuar në emër të profesionalizmit, duke bërë me dije fakte konkrete.

Nuraj gjatë një deklarate për mediat ka dhënë alarmin për mungesën e medikamenteve. “Gjendja në spitalin e Vlorës është e mjerueshme. Unë kam informacionin e plotë dhe di që shkak është mostenderimi. Sot mund t’ju them se spitali i Vlorës është në gjendjen e tij më të rëndë. Mungesat janë të mëdha në zëra, ku mungojnë që fiziologjiku, glukoza, atropinë, mungojnë kitet për laboratorët, kreatinemi, elektrolitet, fraksiparina, ilacet e tensionit, e një listë tjetër e gjatë që vijon, cka ka detyruar pacientët të blejnë vetë shumicën e tyre”- tha ai.

Duke folur për reformën e bërë në vite ai ka akuzuar për ndërrime të bëra për interesa të ndryshme dhe të pambështetuar në bazën profesionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›