E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeria mendon largimin e Vogs

Pozitat e Berti Vogs në krye të Nigerisë janë dobësuar edhe më shumë pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Afrikës nga Gana: paraqitja më e keqe e skuadrës në 25 vitet e fundit. Tashmë duket se ai ka humbur edhe mbështetjen e drejtuesve të Federatës Nigeriane. Ditët e ardhshme pritet që të zhvillohet një mbledhje, ku do të vendoset përfundimisht nëse gjermani do të vazhdojë punën apo jo. Kapiteni Sandei Oliseh tha se ka ardhur koha të punësohet një trajner që e kupton historinë e futbollit nigerian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›