E Diel, 1 Nëntor 2026

Benajun i shpëton sulmit kamikaz

Mesfushori i Liverpulit, Josi Benajun, ka shpëtuar nga një sulm kamikaz gjatë ditës së hënë në Izrael. 27-vjeçari po vizitonte familjarët e tij në qytetin e lindjes, Dimona, kur ndodhi sulmi nga i cili vdiq një person dhe u plagosën 6 të tjerë. Benajun, i cili ndodhej pranë shpërthimit, ka shpëtuar pa dëmtime dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në miqësoren e të mërkurës ndaj Rumanisë. "Unë jam në rregull, por besoj se më shumë rëndësi kanë njerëzit e qytetit të lindjes", deklaroi futbollisti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›