E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogba: Kanute ka marrë çmimin që më takonte mua

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka bërë të ditur se çmimi "Futbollisti Afrikan i Vitit", i fituar nga Kanute, kishte qenë i tiji. Sipas lojtarit, vendimi u mor pasi ky i fundit nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Togo, sepse po përgatitej për ndeshjen ndaj Guineas. "Unë mora një telefonatë të premten nga një zyrtar i lartë i CAF-it. Ai më tha se në rast mosparaqitjeje në ceremoni, rregullat do të ndryshonin dhe unë nuk do të isha më i pari, duke ia kaluar trofeun Frederik Kanutesë. Përveç mënyrës së votimit, u çudita shumë nga ajo që më tha. Ne të gjithë po punojmë për kontinentin afrikan. Në Gana është e pranishme e gjithë media ndërkombëtare për një aktivitet që kritikohej shumë 10 vite më parë. Një sjellje e tillë nuk e ndihmon Afrikën, ndaj unë kam vendosur të tërhiqem nga një eveniment i tillë në edicionet e ardhshme", deklaroi Drogba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›