E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhilji kundër Moratit: Po fyen kampionët e botës

Deklaratat e Masimo Moratit mbi titullin kampion të humbur nga Interi në 5 majin e famshëm të vitit 2002, kanë sjellë reagime të ashpra nga Juventusi. Ka qenë vetë presidenti i bardhezinjve, Koboli Xhilji, ai që ka replikuar me numrin 1 të zikaltërve. "Jam i bindur më shumë se asnjëherë tjetër se heshtja është gjëja më e mirë dhe këtë e them duke aluduar për persona me rëndësi si presidenti Morati. Para kësaj pyetjeje mund të them vetëm se ne juventinët jemi të bindur se titullin e vitit 2002 e kemi fituar në fushën e lojës. Të dëgjosh etiketimin "bandë mashtruesish", duke iu referuar trajnerit që pastaj kontribuoi në shpalljen kampione bote të Italisë, si dhe lojtarëve si Bufon, Pesoto, Ferrara, Birindelli, Del Piero dhe Nedved, sinqerisht më duket e pakuptimtë", deklaroi Xhilji. Në vitin 2002, Interi e humbi titullin në javën e fundit, pasi u mund 4-2 nga Lacio.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›