Alonso: Të gjithë adhurojnë Ferrarin
Piloti spanjoll i Reno, Fernando Alonso, ka folur shumë mirë për Ferrarin, duke u hapur rrugë spekulimeve për një kalim të mundshëm të tij te skuadra italiane në vitin 2009. "Ferrari është maksimumi i mundshëm. Kanë makinën më të mirë dhe të gjithë do të dëshironin të ishin në vendin e Raikonen dhe Masës. Por ta keni të qartë, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakte me drejtuesit e kësaj skuadre. A do të largohem nga Reno? Kjo varet nga cilësia e makinës, ambienti dhe oferta ekonomike", deklaroi ai.