E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Një Uliks që s‘mbërrin kurrë në Itakë"

Shllaku, thotë, pasi lexuesi ka ndër duar veprën e tij më të fundit kushtuar mjeshtrit të "panjohur" Camaj. E ka titulluar "Një uliks që s‘mërrin kurr në Itakë". Një vepër, në të cilën Shllaku rrëfen pa doreza, duke i thënë gjërat troç. "Ndoshta

dikënd mund ta lërë të pakënaqur ky libër", është shprehur

shkrimtari, i cili pa dyshim pret të flitet për të, të hidhet poshtë, të "gremiset", ndonëse është i bindur se heshtja përdoret më së miri, në kësi rastesh. Veprën për Martin Camajn, Shllaku, e nis me tri letra, të përdorura në vend të parathënies, në të cilat tregon kohën se kur ka dëgjuar, se kur ka lexuar vargjet e tij, dhe se kur ka mësuar se kush ishte Martin Camaj.

E shtjellon mjaft mirë, në etapa të ndryshme kohore dhe shton, që në rreshtin e parë, se deri në fillim të viteve ‘90, nuk

kishte marrë ende në dorë qoftë edhe një varg të Camajt. "Individi kur vjen në ketë botë nëpërmjet rrugës së zhvillimit embrional, asht krejtësisht nji qenie e pavetëdijshme dhe nuk asht aspak zgjedhja e tij se në ç‘kohë do lejë, në ç‘vend, në ç‘familje e në ç‘regjim politik e shoqnor do të vijë në ketë jetë. Psikika e foshnjës âsht nji letër e bardhë, përvoja e shkalla e tij kulturore asht baraz me zero. Formimi mendor e shpirtnor i individit bâhet gjatë procesit të rritjes së

tij..."shkruan Shllaku në veprën e tij, të botuar më së miri me

rastin e datëlindjes së poetit Martin Camaj, për të cilin shton se tek ai gjejmë jo vetëm tendencat më bashkëkohore, por është edhe pionier i një seri situatash përmbysëse në mendësinë

shqiptare. "Jam munduar ta shkoklis Camajn dhe ta vë diku

në sfondin e kohës së tij, brenda botës shqiptare. Nuk e kam parë

si arbëresh, as si diasporë, por si njeri të përjashtuar prej gostisë së letrave shqipe. Një njeri që s‘kishte vend ku të ulej dhe iku...", shton ai. Në veprën e botuar nga shtëpia botuese "At Gjergj Fishta", Primo Shllaku të cilën autori e ka shkruar dy vjet më parë, shkruan se "kudo në veprën e tij Camaj na del si nji vetëdije e mbetun në kapërcyell" dhe poetin e "harruar" e konsideron shembullin më flagrant të përjashtimit nga letërsia. Në vepër bën denoncimin e një hierarkie të shtirur letrare, të trashëguar nga sistemi i kaluar. "Martin Camaj ishte i pari ndër shqiptarë që fare herët, hynte i vetëm fillikat në ndërtesën e madhe të familjes evropiane. Me kambët në perëndim e me

mendjen në Lindje ai kishte përjetue dramën dërmuese të

përkatësisë te dy të kundrta njiheri. Në njifarë mase drama e tij

personale pasqyronte edhe dramën e kontinentit të ndamë

më dysh", shkruan ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›