"Nuk ka komunist më të keq së komunisti antikomunist"
Zoti Berisha ka plotësisht te drejte. Duhet te zbardhen krimet e komunizmit deri me nje. Te vjetrat dhe te rejat... Madje, shume është pritur nga PD-ja dhe lidershipi i saj... Është kërkesë e demokracisë te luftohet çdo krim i komunizmit. Dhe ështe teper urgjent, së pari, te luftohet komunizmi dhe mendesia e tij në qeverisjen e Shqiperise sot! Pse?
A ka krim me te madh te komunizmit sesa mendesia komuniste me te cilen vazhdon te qeveriset Shqiperia edhe sot, mbas 16 vjetësh te përmbysjes së sistemit komunist!?
A ka krim me te rende te komunizmit se zbatimi i parimit shkaterrues komunisto- leninist "gjithe pushtetin sovjetëve" dhe akaparimi i kompetencave thelbesore te një shteti në duart e një personi, si Kryeministri i sotem!? Kontroll mbi qeverine dhe çdo hallke te saj... Kontroll mbi Kuvendin Popullor dhe çdo qelize te tij... Kontroll mbi Presidentin dhe kompetencat e tij, duke ndryshuar edhe Kushtetutën... Diktat mbi Këshillin e Larte te Drejtësisë, mbi Gjykatën e Larte, mbi Prokurorinë e Përgjithshme që orvatet tani ta vendose nen ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë dhe ta ktheje në një ingranazh te qeverise së tij, për çka kane shprehur shqetesim serioz dhe publik edhe SHBA-ja dhe diplomacia e saj.
Aq larg shkon kjo prirje tipike leninisto- komuniste sa edhe Akademinë e Shkencave dhe shkencën shqiptare e çuam në orbita kozmike sikur te ishte satelit i politikes qeveritare. Jo vetem kaq, por deklarojmë me mburrje se do te prodhojme edhe 400 shkencëtarë, sikur ata te ishin tranguj apo speca!!!
A ka krim me barbar te komunizmit se përzgjedhja tipike e kuadrove sipas fanatizmit partiak e jo sipas aftësive profesionale!?
"Nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist" - Kjo shprehje lapidare e antikomunistit Vaclav Havel, tingëllon me realiste dhe me urgjente se kurre për klasen politike qeverisëse te Shqipërisë, pjese perberese e së ciles jeni edhe ju z.Kryeministër. Përndryshe, hesht, hesht, hesht dhe mos u beni qesharakë jo vetem në syte e popullit shqiptar, por edhe te botes demokratike, që po ben hajgare me antikomunizmin shqiptar 24 karat komunist.