E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 11 qendrat e para të votimit në Elbasan, kryeson PS me 59.38% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Elbasanit janë numëruar 11 qendrat e para të votimit nga 508 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1345 vota ose 59.38%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 656 vota ose 28.96% të tyre.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 89 vota ose 3.93%.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 76 vota ose 3.36%.

Partia “Mundësia” ka marrë 30 vota ose 1.32% të votave.

Partia Social Demokrate ka marrë 24 vota ose 1.06%.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 23 vota ose 1.02%.

Lëvizja Bashkë ka marrë 14 vota ose 0.62%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›