E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 36 qendra votimi në Dibër, kryeson PS me 59.88 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Dibrës janë numëruar 36 qendrat e para të votimit nga 222 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 5447 vota ose 59.88 %.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 3318 vota ose 36.48% të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 90 vota ose 0.99%.

Partia Social Demokrate ka marrë 73 vota ose 0,80%.

Partia “Mundësia” ka marrë 55 vota ose 0.60% të votave.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›