E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 270 qendrat e para të votimit, kryeson PS me 53.80% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 270 qendrat e para të votimit nga 5225 në total në gjithë vendin.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave kryeson Partia Socialiste me 33213 vota ose 53.80% të tyre.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 21139 vota ose 34,24% të tyre.

Partia Socialdemokrate ka marrë 2373 vota ose 3.84%.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 2133 vota ose 3.45%.

Partia “Mundësia” ka marrë 1337 vota ose 2.17% të votave.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 677 vota ose 1.10%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 465 vota ose 0.75%.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 175 vota ose 0.28%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 78 vota ose 0.13%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 110 vota ose 0.18%.

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 37 vota ose 0.06%.

Numri i votuesve në këto qendra votimi është 64218, ndërkohë që nga procesi i numërimit kanë rezultuar 61737 vota të vlefshme dhe 2476 të pavlefshme.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›