Numërohen 9 qendrat e para të votimit në Lezhë, kryeson PD me 53.87% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Lezhës janë numëruar 9 qendrat e para të votimit nga 245 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me 1156 vota ose 53.87% të tyre.
Ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 741 vota ose 34.53%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 142 vota ose 6.62%.
Partia Social Demokrate ka marrë 36 vota ose 1.68%.
Partia “Mundësia” ka marrë 34 vota ose 1.58% të votave.

/a.f/