Numërohen 53 qendra votimi në Berat, kryeson PS me 57.37% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar edhe 53 qendrat e para të votimit nga 275 në total në qarkun e Beratit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 6967 vota ose 57.37%.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 3825 vota ose 31.49 % të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 828 vota ose 6.82 %.
Partia “Mundësia” ka marrë 216 vota ose 1.78% të votave.
Lëvizja Bashkë ka marrë 130 vota ose 1.07%.

/a.f/