E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 5 qendrat e para të votimit në Durrës, kryeson PS me 67.96% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Durrësit janë numëruar 5 qendrat e para të votimit nga 493 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 685 vota ose 67.96%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 271 vota ose 26.88% të tyre.

Partia “Mundësia” ka marrë 17 vota ose 1.69% të votave.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 16 vota ose 1.59%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›