E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Numërohen 38 qendrat e para të votimit në Durrës, kryeson PS me 54.67% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Durrësit janë numëruar 5 qendrat e para të votimit nga 493 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 5522 vota ose 54.67%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 3851 vota ose 38.13% të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 227 vota ose 2.25%.

Partia “Mundësia” ka marrë 220 vota ose 2.18 % të votave.

Lëvizja Bashkë ka marrë 126 vota ose 1.25% të votave.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›