Numërohen 8 qendrat e para të votimit në Vlorë, kryeson PS me 56.86% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Vlorës janë numëruar 8 qendrat e para të votimit nga 449 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 845 vota ose 56.86%.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 443 vota ose 29.14% të tyre.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 118 vota ose 7.94%.
Partia “Mundësia” ka marrë 42 vota ose 2.83% të votave.
Partia Social Demokrate ka marrë 25 vota ose 1.68%.

/a.f/