Numërohen 8 qendrat e para të votimit në Dibër, kryeson PS me 59.41% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Dibrës janë numëruar 8 qendrat e para të votimit nga 222 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1181 vota ose 59.41%.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 742 vota ose 37.32% të tyre.
Partia “Mundësia” ka marrë 15 vota ose 0.75% të votave.
Partia Social Demokrate ka marrë 14 vota ose 0,70%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 14 vota ose 0.70%.

/a.f/