Numërohen 7 qendrat e para të votimit në Shkodër, kryeson PD me 44.90% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 7 qendrat e para të votimit nga 405 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me 440 vota ose 44.90% të tyre.
Ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 414 vota ose 39.81%.
Partia Social Demokrate ka marrë 147 vota ose 14.13%.
Partia “Mundësia” ka marrë 7 vota ose 0.67% të votave.

/a.f/