E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjenden armë në kazanin e plehrave

Gjenden armë zjarri në kazanin e plehrave. Dy mbledhës hekurishtesh kanë gjetur një automatik kallashnikov dhe një sasi fishekësh, teksa rrëmonin për hekurishte në kazanët e plehrave pranë Stadiumit Flamurtari të Vlorës. Kur kanë parë kallashnikovin, mbledhësit e metaleve kanë njoftuar policinë. Në vend ka mbërritur një efektiv i policisë rrugore, i cili ndodhej pranë stadiumit. Pasi ka verifikuar se njoftimi ka qenë i vërtetë, ai ka lajmëruar kolegët e grupit të gatshëm. Njëri nga mbledhësit e hekurishteve tha se arma kishte një fishek në gojë, ndaj ai e kishte çmontuar përpara se të mbërrinin policët. Arma ka qenë brenda një çantë të zezë, bashkë me një arkë me fishekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›