E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani amendament Kuvendit: Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

PRISHTINË, 5 mars /ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dërgoi në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentes/it.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!”, shkroi në Facebook presidentja Osmani. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›