E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kosova do të mikpresin Kampionatin Evropian të Volejbollit 2027

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Konfederata Evropiane e Volejbollit ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe të Federatës së Volejbollit të Kosovës për organizimin e Kampionatit Evropian të Volejbollit 2027.

Vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikiric, drejtuar presidentëve Erlind Pëllumbi dhe Bahri Gjinovci.

Turneu në të cilin do të marrin pjesë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa do të zhvillohet në Tiranë dhe në Prishtinë, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Prishtinë.

Ky vendim vjen pas suksesit të madh të Kampionatit Evropian U16 për vajza në vitin 2026, duke treguar se Kosova dhe Shqipëria janë në gjendje të organizojnë ngjarje të nivelit të lartë për volejbollistët e rinj.

Ky kampionat do të sjellë në skenë talentët më premtues të volejbollit evropian, duke u dhënë mundësinë yjeve të së ardhmes të shkëlqejnë në një ngjarje ndërkombëtare. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›