E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti mbledh Ekipin e Unitetit

Ekipi i Unitetit mblidhet sot ne Prishtine, ne diten e perfundimit te angazhimeve shtese 120-ditore per statusin e Kosoves, drejtuar nga Treshja e Grupit te Kontaktit. Njoftimi per mbledhjen u dha dje nga zyra e Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ekipi i Unitetit pritet te diskutoje per angazhimet dhe hapat e ardhshem drejt zgjidhjes se statusit, ndersa raporti i Treshes eshte dorezuar prej dy ditesh ne OKB. Ekipi i Unitetit ka leshuar nje deklarate te posacme, ku theksohet se "pas tete vjet paqartesie, populli i Kosoves ka nevoje urgjente per qartesimin e se ardhmes se vet". Ceshtja e statusit dhe e ardhmja e Kosoves pas 10 dhjetorit eshte njoftuar se do jete tema qendrore e debatit te ministrave te Jashtem te BE-se, qe pritet te mblidhen neser ne Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›