E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Miniera po privatizohet nga militantët e PD-së

Miniera e Bulqizës po privatizohet në mënyrë abuzive nga militantët e PD-së. Kjo akuzë është bërë dje nga selia rozë nëpërmjet nënsekretarit organizativ të saj. Gjatë një konference për shtyp, nënsekretari Gerti Janaqi ka shprehur qëndrimin e PS-së në mbështetje të minatorëve të Bulqizës, të cilët, sipas tij, po përjetojnë "skllavërinë e shekullit të 21-të". PS-ja shpreh bindjen se kërkesa e minatorëve për kontrata pune dhe sigurime shëndetësore është më se e ligjshme. Për PS-së është një problem shqetësues indiferenca e qeverisë, e cila duhet të ndërhyjë për të ndryshuar këtë situatë informaliteti. Heshtja e qeverisë ndaj këtij fenomeni tregon edhe një herë qartë sipas PS-së se qeveria është shumë larg problemeve sociale-ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›