E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat e dëmtuara, premtohet riparimi brenda shtatorit

Tiranë- Ministri i Arsimit dhe Shkencës Genc Pollo premtoi riparimin brenda shttaorit të shkollave të dëmtuara në Vorë, Gërdec, Marikaj, Marqinet e Mucaj, gjatë një inspektimi. Këto godina pësuan dëmtime nga shpërthimi i municioneve i ndodhur në mars të këtij viti në Gërdec.

“Punimet në shkollat e Vorës dhe në shkollat e tjera, që u prekën nga shpërthimi, po vazhdojnë në sajë të financimeve nga buxheti i shtetit, por edhe të donatorëve private. Në shtator shkollat për fëmijët e bashkisë së Vorës, të të gjitha fshatrave, sidomos për ato që u prekën nga shpërthimi i marsit, të jenë edhe më të mira se më parë”- premtoi ai.

Ai ka falenderuar partnerët që janë vënë në lëvizje konkrete për rindërtimin e shkollave në zonat e dëmtuara.

Pas ngjarjes të ndodhur në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë në dy rrethet Tiranë dhe Durrës u dëmtuan 17 objekte arsimore. Kryesisht dëmet e shkaktuara rezultuan të ishin në dyer, dritare, çati, tavane dhe thyerje xhamash..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›