E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Skandal në Ministrinë e Arsimit, dëftesat te fotokopjuara

Partia Socialiste ka denoncuar sot një skandal të Ministrisë së Arsimit.

“Ky është i pari vit në historinë gati 100-vjeçare të shtetit shqiptar, që nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm nuk do pajisen me dëftesa të rregullta, por me fotokopje, apo më keq akoma me ca copa letrash të improvizuara nga individë nëpër shkolla. Vënia e vulës po ashtu është e paligjshme mbi një letër të bërë nga kushdo në kompjuter.” – thuhet ne deklaraten e PS-se

Sipas Grupit Socialist kjo situatë e padëgjuar nuk mund të justifikohet nga MASH me teorinë e mosbërjes së tenderit, gjë që është detyrë funksionale e kësaj ministrie.

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse t’u shpërndajmë më tej shqiptarëve edhe pasaporta të fotokopjuara apo para të fotokopjuara”

Problematika e diploma dhe dëftesave false ka ekzistuar dhe kur këtodokumente të shtetit janë shpërndarë me numrin e serisë dhe elementët përkatëse të sigurisë, e jo më sot kur po shpërndahen dokumente të tilla të fotokopjuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›