E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Vetëm President

Pas disa ditë dështimesh të realizimit të marrëveshjes, edhe parti të tjera kanë filluar të shpresojnë për një formulë të re. AKR, e cila pati edhe një ftesë nga PDK, është njëra prej tyre. Këtë parti ishte LDK që nuk e pranonte, por edhe ajo s‘ka pranuar të hyjë në koalicion me ta. I vetmi kusht që ka kërkuar Behxhet Pacolli të hyjë në koalicion me Thaçin ishte që ai të bëhet President. Në fakt është pikërisht kjo ambicia e tij politike, të cilën e ka deklaruar për "Top Channel" dhe "SHQIP" ditën e krijimit të partisë së tij. Postin e Presidentit e ka synuar edhe Nexhat Daci, por akuzat kundër tij për korrupsion u aktivizuan pikërisht në ditët e negociatave. AAK tani duket se është pajtuar përfundimisht me rolin e opozitës, ndërsa për Veton Surroin ka ende pikëpyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›