Piktorët e natyrës
Adrian Çene, Shkëlqim Kokonozi dhe Lekë Tasi, kanë zgjedhur sërish t‘i bëjnë bashkë punët e tyre në një ekspozitë. Këtë herë është ndjesia ndaj natyrës dhe peizazhi ajo që i bën pikturat e këtyre artistëve të qëndrojnë mirë pranë njëra-tjetrës. Dje, ata i kanë prezantuar punimet e tyre në galerinë "DidArt". Janë 14 piktura të realizuara nga artistët gjatë vitit 2007 të cilat vijnë për herë të parë për publikun. Ato përbëhen nga peizazhe kompozime, natyra të qeta etj. Çene vjen me katër punë që trajtojnë natyra të qeta dhe një portret, Kokonozi me katër kompozime abstrakte dhe piktori Tasi me pesë kompozime surrealiste. Pra secili autor vjen me të veçantën e tij, por kjo ekspozitë është konceptuar si një
e tërë që transmeton diçka te publiku. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.