E Diel, 1 Nëntor 2026

Romina nuk e do burrin fshatar

Ndërsa Ina dhe Çimi thonë se dita e nesërme do të jetë e "rëndë" për ata që kanë shumë punë për të bërë, gjumi nuk i kap. Bisedat mes banorëve nxjerrin histori nga jeta e tyre përpara se të hynin në shtëpinë e B.B. Julinda dhe Arbri flasin për jetën studentore dhe thashethemet që dalin për studentët nëse kanë të dashur ose kthehen natën vonë. Julinda tregon për kujtimet e saj si studente në Qytetin Studenti dhe për përshtypjet e saj për Tiranën e atmosferën që ajo ka. Bisedat për Tiranën i ndërpret edhe Nardi, i cili mendon se Tirana nuk ka asnjë vend ku të argëtohesh.
Çimi dhe Romina bisedojnë për nominimet. Tashmë Çimi flet i lehtësuar për këtë çështje, ndërsa Romina tregon se është e vendosur t‘i shkojë deri në fund lojës, duke dhënë maksimumin e vetes. "Edhe nëse nuk u pëlqej të tjerëve, kjo nuk ka rëndësi, unë do bëj të pamundurën", thotë Romi. Ajo argumenton se influenca brenda grupit është më e madhe sesa mundësia për të zgjedhur lirisht nominimet. Poli e kundërshton, duke thënë se nuk ka influenca. Çimi interesohet edhe për Junën, e cila këtë javë është e nominuar. Ajo thotë se nuk ka asnjë koment për banorët, veçse shprehet se ata nuk e njohin. Romina dhe Najada i thonë Junës se ajo ka qenë pasive gjatë debateve. Juna nuk e merr këtë koment pozitivisht dhe e akuzon Rominën se ajo nuk e njeh fare. Ajo mbrohet duke thënë se pjesëmarrja e saj në diskutime ka qenë koherente me karakterin e saj. "Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gabim. Edhe nëse nuk përshtatem do të dal, në të kundërt do të rri", thotë ajo.
Najada me Titin flasin për ndryshimet sociale mes një personi të rritur në fshat e atij të rritur në qytet dhe për bashkëjetesën e një çifti me prejardhje të ndryshme. Najada i thotë se në një familje fshati atë nuk do ta pranonin asnjëherë si nuse. Kurse Romina thotë se nuk do të martohej me një person që nuk është në nivelin e saj.

Pas largimit të Ingridit, banorët ndihen më afër atyre që i ndjekin nga jashtë. Arbri, Ina, Poli dhe Najada janë mbledhur te divani i kuq pas mesnate dhe i tregojnë njëri-tjetrit për familjet e tyre dhe ankthin e së shtunës.

Nada i thotë Nardit se do ndihej shumë mirë sikur të ikte Juna nga shtëpia. Ajo e argumenton këtë me faktin se Juna nuk punon dhe nuk di të debatojë. Nardi thotë se është çështje preferencash dhe se edhe ai ka njerëz në shtëpi me të cilët nuk do të donte të shoqërohej. Ai shton më tej se e ka marrë malli për shtëpinë dhe se nuk do i vinte keq edhe nëse del natën tjetër të spektaklit. Sipas Nardit, ka persona brenda shtëpisë si Poli dhe të tjerë që ndikohen nga fjalët e thëna. Ata flasin edhe për Gidin dhe shprehen se me siguri në këto momente duhet të jetë pranë vajzave.

E rëndësishme është të zbaviten. Tashmë banorët e kanë kuptuar se brenda shtëpisë duhet të "shpikin" më shumë mënyra për t‘u zbavitur. Ata kanë gjithë natën që këndojnë dhe kërcejnë, derisa sa vjen ora e lojës "xum". Pas pushimit të cigares në kopsht, mblidhen të gjithë te kolltukët e kuq dhe nis loja.

Titi, Juna dhe Arbri janë ende duke ngrënë mëngjes. Titi diskuton me Junën për Rominën, e cila dje kishte thënë se nuk do të martohej kurrë me një fshatar. Juna është e interesuar për Rominën, pasi edhe asaj Romina i foli me agresivitet dje. Juna thotë se mënyra sesi pretendon të bëjë diskutim Romina është e sforcuar dhe arrogante.
"Kam parë një ëndërr me seks mbrëmë", thotë Nardi. Romina dhe Najada interesohen menjëherë dhe bien në kurthin e Nardit. Arbri e kupton batutën dhe qesh. Megjithatë ëndrra është e vërtetë i siguron Nardi, por ai nuk e di se kush ishte nga gocat, sepse nuk ia ka parë fytyrën. Najada thotë që nuk sheh shpesh ëndrra të tilla, por kur sheh ëndrra erotike, zakonisht dalin. "Inshalla na sheh në ëndërr", i thotë Arbri duke qeshur.

Çimi dhe Romina janë dy më gjaknxehtët dhe Çimit i pëlqen ta ngacmojë atë. Nga ana tjetër është Juna që i lëshon një jastëk Titit gjatë lojës, duke tërhequr kështu një varg gjuajtjesh nga të tjerët. Arbri me Çimin gjithashtu kanë një "betejë" të vogël jastëkësh, ndërsa Visi shkon dhe i sulmon të dy. Nardi tremb Inën, por atë e mbron Çimi. Shtëpia bëhet një fushë-betejë e vërtetë, ndërsa banorët përplasen dhe vrapojnë nga të katër anët. Më në fund ulen duke dihatur. Romina nis e këndon një himn marinsash amerikanë për lojën brenda shtëpisë së B.B. I kap vapa aq shumë sa "plasen" nëpër kolltukë, duke vazhduar thirrjet me zë të lartë drejtuar njëri-tjetrit. Titi, që lodhet shpejt, ikën i pari nga grupi. Visi i thotë Arbrit se gjuajtja e tij e ka trullosur, por Arbri i thotë që Çimi e ka për zakon të bjerë fort, kështu që t‘i ankohet atij. Në atë moment Juna e ngacmon dhe ai nis e gjuan me jastëk te kurrizi. Vendosin të ndërpresin lojën dhe të këndojnë, por mezi marrin frymë, kështu që përfitojnë të qetësohen dy minuta në divan.

Olsi është i vetmi që nuk bën punë brenda shtëpisë, veç herëve kur e detyrojnë. Ina bashkë me Polin kanë për të larë shtëpinë dhe Ina thotë se nuk do asnjë t‘i vijë nëpër këmbë. Titi, si zëvendësi i Shkëlqimit, sot ka punë për të bërë. Ata flasin për herët që e kanë kapur njëri-tjetrin në banjë.

Olsi i thotë Rominës, Nardit dhe Nadës se nesër do t‘i kërkojë Junës nëse do ta ndihmojë në punët e shtëpisë. Nardi përfiton për të pyetur Besën, e cila e ka sot ditën e punëve. Ajo i thotë Nardit ta harrojë! Ndërkohë biseda kalon te flokët dhe Najada i thotë Olsit që i ka flokët me yndyrë dhe atij nuk i pëlqen. Ai shpik batutën "Noçja dhe Poçja" për Najadën dhe Rominën. Atyre u kujtohen akulloret e vjetra që bënin 5 lekë, duke folur për faqet e Rominës bufe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›