Në Berlin me alpe, ujë dhe arkeologji
Si të ish një ishull ekzotik, Shqipëria turistike është prezantuar në panairin e madh të Berlinit, ndër më preztigjozët e kësaj fushe. Aty, vizitorët panë applet shqiptare, pasuritë ujore si dhe qendrat e mëdha arkeologjike të kryesuara sigurisht nga Butrinti ynë krenar. Ministri Pango në një konferencë për shtyp, tha se "synimi është që vendi të shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, me një vend të denjë në hartën botërore turistike. Ai bëri me dije në muajt mars-prill, në rrjetin televiziv CNN, do të shfaqet një spot promocional me slloganin: "ALBANIA NEË MEDITERRANEAN LOVE!". Po ashtu, nga kreu I dikasterit të turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve, u tha se në bashkëpunim me ambasadat shqiptare dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, po planifikohet ngritja e Qendrave të Turizmit dhe Kulturës shqiptare në disa prej shteteve kryesore Europiane.
Duke shoqëruar komentet e tij me shifra, ministry Pango tha se në këtë mënyrë destinacioni mesdhetar krejtësisht i pazbuluar deri para pak vitesh, tashmë po ndjek rrugën e rritjes së turizimit. "Turistët e ardhur në Shqipëri kërkojnë gjithnjë e më tepër turizmin e aventurës apo udhëtime në grup të përqendruara rreth turizmit kulturor dhe atraksioneve turistike", u shpreh Pango.