Maqedonasit: Jo ndërrimit të emrit për NATO-n
Mbi 83 për qind e qytetarëve nuk pajtohen shteti ta
ndryshojë emrin e saj kushtetues që të bëhet pjesë
së NATO-s, bën të ditur sondazhi i qendrës për hulumtim
dhe krijimit të politikave në Shkup. Sipas sondazhit, i
njëjtë është edhe rezultati rreth çështjes për përdorimin
e emrit të RM-së në komunikimin ndërkombëtar, ku 81
për qind e të anketuarve nuk pajtohen, shtetet tjera të
botës dhe organizatat ndërkombëtare të na drejtohen
me emër tjetër, të ndryshëm nga ai kushtetues. Te numri
më i madh i të anketuarve ose 35 për qind nuk ka
ndryshim në besimin ndaj Aleancës Veriatlantike. Të krahasuar
me vitin e kaluar, 16 për qind nga të pyeturit tani
kanë më shumë besim në NATO, derisa 22 për qind më
pak i besojnë Aleancës. Sondazhi është zbatuar në periudhën
prej 6 deri më 8 mars, në bazë të shembullit të
përfshirë nga 1100 të anketuar, me kritere të ruajtura për
përkatësi etnike, gjinore dhe rajonale.