E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, në mbarim rezervat e ujit të pijshëm

Edhe përkundër të reshurave të shiut, nuk vërehet
ngritje e nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllavë
dhe Badovci. Rezervat aktuale të ujit nuk mund të
garantojnë furnizim me shumë se edhe për gjashtë
muaj, informojnë zyrtar nga "Ujësjellësi Rajonal Prishtina"
në Prishtinë. Ndërsa, sipas Institutit Hidrometeorologjik
të Kosovës, në muajt e ardhshëm do të ketë
sasi të mjaftueshme të reshjeve. "Ekspertët e ujit gjatë
një analize në liqenin e Batllavës dhe Badovcit, thonë
se prishtinasit edhe gjatë kësaj vere do të përballen
me mungesë të ujit", thotë zëdhënësja e Ujësjellësit
rajonal Prishtina, Arjeta Mjeku. "Në liqenin e "Batllavës",
e kemi diku 9 metra, që të arrihet deri te kuota maksimale,
ndërsa liqenin e "Badovcit" afër 9 metra. Rezervat
aktuale në burimet ekzistuese nuk mund të garantojnë
furnizim me shumë se edhe për gjashtë muajt e
ardhshëm", tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›