Platini: Spanja? Nuk besoj të përjashtohet
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është dukur shumë i sigurt se FIFA nuk do të vendosë "pro" përjashtimit të Spanjës nga Euro 2008, pas problemeve që Federata Iberike ka me qeverinë. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të mblidhet të premten për të marrë një vendim, por Platini tha: "FIFA duhet të marrë një vendim, por besoj se gjithçka do të zgjidhet dhe Spanja do të jetë në Euro 2008".