Teste antidoping në gjak për lojtarët
Lojtarët që do të aktivizohen në fazën finale të Euro 2008, përveç testeve antidoping në urinë, do të përballen edhe me testet në gjak. Të 16 federatat që do të marrin pjesë në aktivitetin madhor në kontinent kanë firmosur në Vjenë kartën antidoping, ku testimet e lojtarëve do të zhvillohen si gjatë stërvitjeve, ashtu edhe pas ndeshjeve.